E FUNDIT/ Gjendet një trup i pajetë në Gramsh

Një 51-vjeçar është gjetur i pajetë në Gramsh.

Sipas informacioneve nga Policia, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur si pasojë e një ataku kardiak.

Njoftimi i Policisë:

Gramsh/Informacion paraprak

Më datë 02.12.2021, rreth orës 08:20, në fshatin Snosem, Gramsh, në rrugë është gjetur nga familjarët pa  shenja  jete shtetasi V. Zh., rreth 51 vjeç, banues në fshatin Bletas, Gramsh. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak

Grupi hetimor nën drejtimine  Prokurorisë   po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/