Një trup i pajetë e i dekompozuar është gjetur në fshatin Mujalli të Fierit.
Bëhet fjalë për një person të seksit mashkull, i cili ende nuk është identifikuar.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për nxjerjen e personit të mbytur nga kanali, identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/