Vidhnin energji? Zbulohet laboratori që prodhonte bitcoin në Krujë

Edhe ditën e sotme OSHEE po zhvillon aksione në të gjithë vendin kundër vjedhjes së energjisë elektrike.

Gjatë këtij aksioni, në një banesë të dhënë me qera në këtë qytet është gjetur një laborator kriptomonedhash, bitcoin.  Burimet për albeu.com bëjnë me dije se për këtë ngjarje javë vënë nën hetim 5 persona.

Për laboratorin e bitcoinit u procedua penalisht pronari i objektit F.M, pasi makineria nuk figuron ne emrin e asnjë personi.

Të gjitha rastet janë konstatuar nga OSHEE pa kontrollit në 250 subjekte private, për të cilat kanë mbërritur denoncime në policinë e shtetit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 22.10.2021 09:57