Gjendet i pajetë 18-vjeçari në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit

Një person ka ndërruar në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit, Berat.

Sipas policisë rreth orës 12:00 personeli i kësaj qendre ka gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, S. Ll., 18 vjeç, banues në Kavajë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

I riu po sipas policisë në muajin qershor të këtij viti është pranuar për trajtim pranë kësaj qendre me Aftësi të Kufizuara Tiranë duke qenë se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Berat/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:00, në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit, Berat, nga personeli i kësaj qendre është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Ll., 18 vjeç, banues në Kavajë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ky shtetas, në muajin qershor 2023, është pranuar për trajtim pranë kësaj qendre, me vendim të Komisionit Qëndror për Vlerësimin e Nevojave të Personave me Aftësi të Kufizuara Tiranë, duke qenë se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.