Gjenden pa shenja jete brenda banesës burrë e grua në Lushnjë

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrapëz të Lushnjës.

Rreth orës 10:40, janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit Lame Kalliri, 90 vjeç dhe Qelibare Kalliri, 81 vjeçe.

Dyshohet se çifti i të moshuarve ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes./Albeu.com.