Futi me forcë ish të dashurën në makinë, arrestohet 35 vjeçari në Tiranë

8 persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

vijon..

Njoftimi i Plotë

Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

E. F., 37 vjeç dhe E. D., 46 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre në kohë dhe vende të ndryshme, shtetasit E. F, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis ndërsa shtetasit E. D., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” i shtetasit A. K., 35 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka marrë me forcë në mjetin e tij, ish të dashurën.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë ndalimin e shtetasit A. Sh., 37 vjeç, pasi në rrugën “Kont Urani”, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. T., 31 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

R. L., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;

J. D., 19 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;

A. T., 23 vjeç, pasi duke qarkulluar me mjet është përfshirë në një aksident me një mjet motorr. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasi E. P, i cili ndodhet në spital, në gjëndje të rëndë shëndëtësore.

•Më datë 12.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, në gjendje të lirë për shtetasit F. H., 24 vjeç dhe A. H., 22 vjeç, (vëllezer) banues në Kavajë, pasi kanë shkuar për tu interesuar për një çështjen e tyre që ndiqet nga prokuroria dhe kanë debatuar me të duke e kërcenuar me fjalë.

•Më datë 12.04.2021, shtetasja A. L., 47 vjeçe, kallzon se në rrugën “Kol Popa”, persona të paidentifikuar, në derën e banesës, dyshohet se i kanë hedhur lëndë djegëse. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Vijon….

 

 

Shtuar 13.04.2021 08:04