Erdogan mbërrin në Rinas, pritet me ceremoni shtetërore nga Rama (VIDEO)

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan ka mbërritur paraditen e kësaj të hëne në Shqipëri. Ai u prit në aeroport nga kryeministri Edi Rama me ceremoni shtetërore.

Pas ceremonisë në Rinas, Erdogan do të udhëtojë drejt Laçit, në kompleksin e apartamenteve që janë ndërtuar falë donacioneve të qeverisë së tij për familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntor. Erdogan do të përurojë 524 apartamente të reja të banimit dhe do të zhvillojë takim në një familje. Më pas do të kthehen në Tiranë ku do të firmosen 7 marrëveshje. Më pas, dy liderët do të dalin në një konferencë për media në orën 13:00. Gjithashtu Erdogan do të mbajë fjalim në Kuvend, pasdite.
Kujtojmë se për ardhjen e presidentit turk, Policia e Shtetit ka shtuar masat. Akset Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan dhe bulevardet “Dëshmorët e Kombi”, “Zhan D’Ark”, “Bajram Curri”, dhe shumë të tjera do të bllokohen me orare të caktuara.

Ardhja e Erdogan në Tiranë përkon me 554 vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Shtuar 17.01.2022 10:36