Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë. Një 55-vjeçar, i identifikuar si Kujtim Trushi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Lezhë.
Burimet bëjnë me dije se 55-vjeçari, banues në lagjen Skënderbeg, kishte kohë që nuk shihej në lagje nga fqinjët.
Kanë qenë këta të fundit që kanë lajmëruar Policinë pasi kanë ndjerë erën e keqe që vinte nga banesa e Trushit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërkohë ende nuk dihet mbi shkaqet e vdekjes. /albeu.com/