E rëndë në Tiranë, fëmija bie nga kati i pestë i banesës, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë. Një fëmijë 2 vjeç ka rënë nga kati i pestë i banesës dhe për pasoja ka ndërruar jetë. Ks nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2022, rreth orës 16:30, në rrugën “Shefqet Kuka”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 10.06.2022 17:04