E rëndë në Durrës, 65-vjeçarja i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Një 65-vjeçare në Durrës i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet që e kanë çuar zonjën të ndërmarrë një akt të tillë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në lagjen Nr.17 Durrës, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe ka humbur jetën shtetasja B. M., rreth 65 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 24.07.2022 10:36