Dyshohet për dosje korruptive, kontroll blic në Kadastrën e Sarandës

Një kontroll blic është duke u zhvilluar në Kadastrën e Sarandës pasi dyshohet se ka dosje korruptive.

Mësohet se ky operacion vjen me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë nga ana e koordinatorëve të Njësisë Speciale ka ardhur paralajmërimi se do të ketë ndëshkime edhe në nivelet më të larta drejtuese nëse do të gjenden shkelje.

Një ditë më parë NJSAAK ka qenë edhe në Kadastrën e Vlorës, ku edhe aty kanë administruar dosje të shumta.

Pritet që në orët në vijim të paraqiten fakte të reja lidhur me operacionin në fjalë dhe gjetjet që janë bërë.


Shtuar 24.06.2021 19:37