Do vrisnin Preng Palucën në Tiranë, Gjykata e Lezhës “vulosi” fatin e të pandehurve

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për 60-vjeçaren Marie Marku dhe jane shpallur në kërkim Edmir Vlashi e Hektor Ndoka.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin do të vrisnin shtetasin Preng Paluca në Tiranë.

Kujtojmë se atentati ndaj Palucës u krye në 8 gusht të këtij viti në Kamëz ku njeri nga te shpallurit në kërkim qëlloi me arme zjarri ndaj tij dhe bashkëshortes duke i lënë të plagosur.

Mësohet se plani për ekzekutimin e tij nga Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka ka ardhur si pasojë e konflikteve të drogës të dyshuara që kanë nisur në Belgjikë me vëllezërit Paluca./albeu.com/


Shtuar 10.12.2021 14:10