Është zbardhur identiteti i djalit i cili shkaktoi aksidentin e rëndë në Kinostudio ku u plagos një vajzë e re, 30 vjeçare.
Identiteti i të riut është Jehon Breçani, 19-vjeç, i cili është vënë në pranga nga policia menjëherë pas aksiodentit të rëndë.
Burimet bëjnë me dije se autori i këtij aksidenti është djali I ish-drejtorit të policisë së Shtetit Erzen Breçani.
E plagosura është dërguar në spital ku dyshohet se është shtatzënë dhe është dëmtuar rëndë në njërën këmbë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/