Dy ngjarje të rënda janë regjistruar sot në Tiranë, ku dy persona kanë rënë ndga lartësia dhe kanë humbur jetën.
Policia bën me dije se, rreth orës 14:00, në rrugën “Mustafa Maçi”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi L. K., 65 vjeç. Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas kurohej nga depresioni.
Të lidhura
None found
Gjithashtu, rreth orës 14:10, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi V. K., 77 vjeç.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve./albeu.com
