Bie nga kati i pestë i pallatit, humb jetën 80-vjeçari në Tiranë

Një 80-vjeçar në Tiranë ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i pestë i një pallati në Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.01.2023, rreth orës 19:55, te Ish-Parku, ka rënë nga kati i pestë i pallatit, shtetasi P. K., 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 22.01.2023 20:50