Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet.
Një 67-vjeçar dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta.
Për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë, shtetasi S. Ç ka humbur jetën, bën me dije policia.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleks Buda”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/