Berisha nuk i ndahet Bashës pas deklaratës së fortë: Kuvendi do të mblidhet!

“Sa i përket pretendimeve për Kuvend dhe referundume në PD për të marrë shqyrtim vendimet e Amerikës nuk ka për të patur…”

Pas kësaj deklarate të fortë nga kreu i PD, Lulzim Basha, ka reaguar sërish Sali Berisha i cili me anë të një postimi në Facebook, Kuvendi do të mblidhet duke i dalë kundër Bashës.

Statusi i plotë: Njoftim shtypi! Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite.

Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje. Ai nuk nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames.

Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe regjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes. PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj. sb /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 22.09.2021 12:27