Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gramsh, mesditën e sotme ku një autobus ka rënë në një përrua.
Burimet bëjnë me dije se një person raportohet të ketë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur në aksidentin e frikshëm që ka ndodhur në Gramsh.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Bregas.
Viktima është një i ri nga fshatrat e Skraparit, vetëm 25 vjeç.
Drejt vendit të ngjarjes është nisur policia, zjarrfikësja dhe ambulanca. Policia nuk ka ende informacion zyrtar mbi ngjarjen e rëndë. /albeu.com/