Altin Avdylaj kallzon penalisht për shpërdorim detyre gjyqtaren Dollani

Altin Avdyli ka kallëzuar penalisht gjyqtaren e Gjykatës se Posaçme të Apelit Saida Dollani për shpërdorim detyre dhe kërkon përjashtimin e saj nga trupi gjykues për çështjen e tij.

Kështu në kallëzim Avdyli shprehet se relatoria e çështjes ka shpërdoruar hapur detyrën duke qëndruar me “forcë” në çështjen e tij dhe duke mos dhënë dorëheqjen ndonëse ka dhënë vendim më datën 03 Qershor 2021 për një pjesë të dosjes 339, gjë që bie ndesh me ligjin.

Burimet bëjnë me dije se kallëzimi është depozituar ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës nga avokati Renaldi Meka, që ka bërë dhe mbrojtjen e Avdylit.

Gjithashtu Avokat Renaldi Meka ka depozituar një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Relatore Saida Dollani, pasi ajo “me veprime aktive ka shkelur ligjin procedurial penal duke treguar njëanësi dhe duke dashur të “groposë” një here e perfundimisht fatin e të mbrojturit prej tij Altin Avdylit”.


Shtuar 7.06.2021 09:48