Një zjarr ka rënë ditën e sotme në Tiranë.
Burimet bëjnë me dije se një objekt dykatesh në Myslyl Shyr është përfshirë nga flakët duke alarmuar banorët e zonës.
Burimet bëjnë me dije se zjarri ka rënë pas Gjykatës e cila ndodhet në Myslym Shyr.
Tiranë/informacion paraprak
Më datë 01.06.2021, rreth orës 14:20, në rrugën “Myslym Shyri”, në kryqëzim me rrugën “Adem Kruja”, ka rënë zjarr në një banesë dy katëshe të pabanuar.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /albeu.com/