EMRI/ Aksidentohet në punë, humb jetën minatori në Bulqizë

Një minator në Bulqizë është aksidentuar në punë dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se viktima është Sazan Deda 52 vjeç. Ai punonte në zonën 41 në një nga galeritë.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/informacion paraprak

Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasi S. D., rreth 52 vjeç,(minator).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 19.07.2022 11:53