Aksidenti në aksin Zejmen-Tale, vdes në spital pasagjeri

Ka ndërruar jetë një nga personat e plagosur në aksidentin e ndodhur pak pas mesnate  në rrugën që lidh Talën me superstradën Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”.

Sipas policisë, shtetasi G. N. 19 vjeç, banues në Kurbin, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi F. Ll. 53 vjeç, banues në Mirditë dhe pasagjer shtetasi N. Ll. 79 vjeç, banues në Mirditë.

Shtetasi  N. Ll. Nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ndërsa shtetasi F. Ll. ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Drejtuesi tjetër shtetasi G. N. është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore./Albeu.com/


Shtuar 29.06.2023 10:18