Një aksident i rëndë ka ndodhur mbremjen e sotme në Vlorë ku raportohet për 1 të plagosur.
Burimet e para bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në zonën e Plazhit të Vjetër.
Mësohet se makina ka aksidentuar një të mitur vetëm 10-vjeç, gjendja e të cilit sipas burimeve të spitalit të Vlorë është në gjendje kritike.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe nëse është vënë në pranga shoferi. /albeu.com/