Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 15-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme.
Policia bën me dije se në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës, një 34 vjeçar, duke drejtuar një automjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin O. M., 15 vjeç dhe pasagjer në motomjet shtetasin K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. M. Ndërsa adoleshenti tjetër ndodhet në spital.
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 20.06.2022, rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës, shtetasi T. N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin O. M., 15 vjeç dhe pasagjer në motomjet shtetasin K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. M, ndërsa pasagjeri në motomjet, shtetasi K. P ., ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./albeu.com