Një aksident është regjistruar mbrëmje e sotme në Tiranë në bulevardin “Migjeni”. Mësohet se një mjet ka aksidentuar 2 këmbësore të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.06.2021, rreth orës 19:50, tek bulevardi “Migjeni”, mjeti me drejtues shtetasin Z. T., ka aksidentuar 2 këmbësore me iniciale R.N dhe F.J, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com