Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Laç

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë.

Një automjet ka përplasur një këmbësor në aksin Lezhë-Laç dhe si pasojë e plagëve të marra këmbësori ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Policisë Lezhë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit./Albeu.com


Shtuar 18.10.2023 08:15