Aksident i rëndë në Elbasan, kamionçina merr përpara fëmijën 12-vjeç (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan. Në zonën e njohur si “Kthesa e Krastës”, një kamionçinë ka përplasur një fëmijë, rreth moshës 12-vjeç.

Burimet bëjnë me dije se në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia.

Fëmijë i lënduar është dërguar me urgjencë drejt spitalit ku ende nuk dihet gjendja e tij

shëndetësore. /albeu.com/


Shtuar 10.07.2021 10:43