Aksident i katërfishtë në Berat (FOTO & VIDEO)

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur sot në Berat, në aksin midis Urës së Varur dhe Urës së Goricës.

Sipas informacioneve mësohet se një automjet tip Fiat Stilo që qarkullonte me shpejtësi,pasi ka goditur disa mjete që lëviznin në atë kohë në rrugë përpara tij, ka përfunduar i përplasur me betonin ndarës të rrugës.

Në aksidentin e katërfishtë janë përfshinë katër automjete, dy prej të cilave Mercedes Benz,njëra e tipit ëolsvagen Golf dhe një Fiat Stilo.

Si pasojë e aksidentit,fatmirësisht nuk ka pasur viktima ndërkohë që të katër mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Aksidenti i katërfishtë në aksin kryesor dhe të vetëm (hyrës e dalës) në qytetin e Beratit shkaktoi bllokimin e qarkullimit të automjeteve për rreth 30-minuta,duke krijuar radhë të gjata makinash në të dyja krahët. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore,që pasi kanë kryer kqyrjen e vendit të aksidentit kanë spostuar edhe mjetet e dëmtuara, duke bërë që të vijojë normalisht qarkullimi.

Sipas burimeve të policisë në vendngjarje mendohet se shkak për aksidentin e katërfishtë të jetë bërë shpejtësia e mjetit tip Fiat Stilo si dhe mosrespektimi i distancën së mjeteve në qarkullim.

Ndërkohë Policia po punon ende për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 25.10.2021 14:12