Një aksident i frikshëm është shënuar pak momente më parë në aksin Pogradec-Lin pranë fshatit Piskupat.
Një furgon mallrash është përplasur në pjesën e pasme të një kamioni dhe për pasojë mjeti është dëmtuar rëndë.
Fatmirësisht drejtuesi i furgonit ka shpëtuar me disa dëmtime të lehta duke mos patur shqetësime të mëdha.
Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ./albeu.com/