20-vjeçarja bie nga pallati në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se një vajzë 20-vjeçe ka rënë nga lartësia e pallatit ku jetonte duke u lënduar rëndë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se e reja ka rënë aksidentalisht nga pallati dhe tani gjendet në spital nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 21.11.2021, rreth orës 11:50, në rrugën “Isuf Balta”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte, shtetësja I. K., 20 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 21.11.2021 12:36