100 mijë euro vjedhje, 10 persona të armatosur grabisin banesën në Nikël (FOTO LAJM)

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në Nikël ku banesa e Nazmi Cangut është grabitur nga 10 persona me armë zjarri.

Burimet bëjnë me dije se pronarit të shtëpisë i kanë marrë 100 mijë euro.

Çangu është pronar i një lokali por dhe merret me bujqësi në zonë.

Në të kaluarën ka qënë punonjës i policisë së shtetit, pas largimit ka punuar si inspektor i mjedisit në qarkun e Durrësit.


Shtuar 24.10.2021 11:50