Policia në Ekuador ka gjetur pothuajse 8.8 ton kokainë në një ngarkesë me banane që destinacion final kishin Belgjikën.
Komandanti i policisë Fausto Salinas tha se droga do të kishte qenë me vlerë rreth 330 milion dollarë nëse do të dilte në treg.
Ekuadori është bërë një nga vendet kryesore të tranzitit për kokainën e prodhuar në Perunë dhe Kolumbinë fqinje.
Vitin e kaluar, më shumë se 200 ton drogë u kapën në vendin e Andeve, shumica e saj në portin e Guayaquil.
Me Ekuadorin, eksportuesin më të madh në botë të bananeve, kontrabandistët shpesh përpiqen të fshehin dërgesat e tyre të paligjshme midis frutave që dërgohen nga Guayaquil në destinacione në të gjithë globin.
Kjo skemë është përdorur disa herë edhe për drogën që niset drejt Shqipërisë dhe sasi të ndryshme kokaine janë gjetur në kontejnerët me banane.
Belgjika është kthyer në vendin ku janë sekuestruar sasitë më të mëdha të kokainës brenda Bashkimit Evropian në vitet e fundit, me portin e Antwerpenit pikën kryesore të hyrjes për drogën ilegale.
Në Ekuador, dhuna e lidhur me kontrabandën e drogës është rritur ndjeshëm pasi kartelet e fuqishme meksikane janë infiltruar në bandat lokale për të fituar kontrollin e biznesit fitimprurës.
Burgjet janë tejmbushur dhe përleshjet mes bandave rivale pas hekurave kanë lënë dhjetëra të vdekur. /albeu.com