Pamje të frikshme janë regjistruar pasditen e djeshme në bregdetin e Guardia Piemontese në Kozenca të Italisë.
Një tornado e cila erdhi nga deti “fluturoi” në ajër gjithçka çfarë i dilte para duke tmerruar pushuesit që ndodheshin pranë.
Madje disa prej pushuesve që nuk e pritën, pësuan edhe dëmtime të vogla fizike për shkak të shezlongëve, cadrava apo sendeve të tjera që u hodhën në ajër.
Pavarësisht paralajmërimeve, shumë pushues zgjodhën të rrinin në breg të detit për të fiksuar me celularin e tyre tornadon, por kjo nuk rezultoi një eksperiencë e mirë./albeu.com