Duka i Sussex bëri një rrëfim personal në një video-telefonatë që pati me fituesit e çmimeve WellChild. Princi Harry ka treguar se cili është emri i tij i vërtetë. Princi është djali i dytë i Mbretit Charles III dhe i Princeshës së ndjerë Diana. Ai ka lindur më 15 shtator 1984 dhe emri dhe titulli që i është vënë ka qenë: “Princi Henri i Uellsit”. Edhe pse quhej Henri, ai u bë i njohur botërisht si Harry.
Duke folur me një fëmijë, emri i të cilit është Henri, Princi tha: “Dhe emri im është Henri. Të gjithë të tjerët më quajnë Harry. Nuk e kam idenë pse”.
Kur prindërit e djalit e pyetën Harry-n për fëmijët e tij, Archie dhe Lilybet, ai u përgjigj: “Ata po ia dalin mirë. Archie është i angazhuar. Edhe Lily po mëson se si të flasë. Është e mrekullueshme!”.