E dini pse macet e zeza konsiderohen “simbol i fatkeqësisë”?!

Macja e zezë historikisht ka qenë simbol i ”Halloween” dhe për njerëzit supersticiozë në shumë kultura është perceptuar si shenjë që paralajmëron se diçka e keqe do të ndodhë.

Në një studim të kryer së fundmi, ekspertët analizuan pse njerëzit i kanë frikë macet e zeza.

Në mendjen e shumë prej nesh ato portretizohen si djalli, vdekja, hidhërimi, etj, etj.

Është pikërisht figura dhe ngjyra e tyre që i bën të jenë edhe më supersticiozë ashtu siç e bardha apo ngjyrat që kanë dritë lidhen me ndjesitë dhe gjërat e mira.

Studimet tregojnë se ka edhe qëndrime negative ndërkulturore në lidhje me ngjyrën e errët të lëkurës, ku njerëzit me lëkurë të errët shpesh shihen me më shumë negativitet dhe kujdes sesa të tjerët.
Ka prova të konsiderueshme që provojnë se qentë dhe macet e zeza shihen si më pak të dëshirueshëm dhe adoptohen më pak se kafshët me ngjyra që kanë më shumë dritë.

Një nga përfundimet e studimit pse njerëzit i shohin siç i shohin macet e zeza lidhej me besimet fetare që e lidhin ngjyrën e zezë me të keqen.
Të tjerë, kanë besuar historikisht se fati i keq lidhej pikërisht me këto mace dhe veçanërisht nëse ato shfaqen para teje dhe të presin rrugën.

Një mundësi tjetër është që lëkura e errët e fytyrës së maceve të zeza mund të dëmtojë perceptimet e njerëzve për shenjat e fytyrës së maceve, duke i bërë njerëzit të ndihen më të shkëputur emocionalisht nga macet e zeza.


Shtuar 7.12.2022 23:28