E dënuar me 8 vite burg për korrupsion, arratiset ish-ministrja

Ministria e Jashtme e Ekuadorit njoftoi se një ish-ministre e dënuar për korrupsion  që kishte kërkuar azil në ambasadën argjentinase në Quito, është arratisur.

Ministri i Jashtëm i Argjentinës, Santiago Cafiero, informoi homologun e tij ekuadorian, Juan Carlos Holguin, se “zonja Maria Duarte është arratisur nga ambasada argjentinase në Quito”.

Ambasadori argjentinas Gabriel Fuchs u thirr menjëherë nga diplomacia ekuadoriane për të dhënë shpjegime në lidhje me arratisjen e Duarte, e cila ishte strehuar në ambasadën argjentinase në Quito në gusht 2020, pasi u dënua me tetë vjet burg për korrupsion./Albeu.com/


Shtuar 14.03.2023 09:57