Një i ri ka vendosur të ndajë me gjithë ndjekësit në TikTok historinë e tradhtisë, pikërisht faktin se e dashura e tij e ka tradhtuar me gjyshin, madje ka lindur dhe një djalë.
I riu ka publikuar edhe foto ku shkruante se “djali” i tij, në të vërtetë është xhaxhai pasi e dashura e ka tradhtuar me gjyshin.
Të lidhura
None found
“Sapo zbulova që djali im, në të vërtetë është xhaxhai im. Gjyshi im ka shkuar me të dashurën time sa herë ne rrinim tek shtëpia e tij” – shkruan i riu.
Nuk dihet nëse kjo histori është e vërtetë, por sërish i riu i cili mban emrin në Tik-Tok, @stacks1400 tregon se si e ka zbuluar tradhtinë e të dashurës.
“Një ditë e dashura po bënte dush, ndërsa djali po luante me telefonin e saj. Unë ja mora nga dora dhe zbulova qindra mesazhe e foto që ajo i shkëmbente me gjyshin tim. Tani e kuptoj se pse babai im nuk e pëlqente gjyshin” – shkruan në një tjetër postim i riu.
Kjo histori ka sjellë reagime të shumta nga ana e ndjekësve të tij në Tik-Tok ku shumica prej tyre i shprehin keqardhje për historinë që ai ka shpërndarë. Më tej i riu shkruan se nuk do të publikojë më foto të djalit të tij në rrjete sociale.
