Një lidhje jashtëmartesore e Erdgys Arrazit dyshohet se u bë shkak i një tragjedie të rëndë.
Më 3 maj, bashkëshortja e tij Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e mitur, dyshohet se u vetëhodhën nga ura e Bunës. Trupat e tyre u nxorën pas disa ditësh dhe u varrosën të ndarë, fëmijët në Shkodër e Alma në Durrës me kërkesë të familjes së saj.
Ndërsa Erdgys Arrazi, i cili kishte lidhje jashtë martesore me një 18 vjecare është arrestuar pasi dyshohet se ishte shkaku që shty Almën drejt vetëvrasjes.
Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në emisionin “Breaking tha se e dashura adoleshente e Erdgys Arrazit nuk është marrë ende në pyetje nga policia për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike në të cilën ndodhet pas ngjarjes tragjike.
“E dashura e Erdgysit nuk është marrë në pyetje derisa të stabilizohet gjendja e saj. Sepse ajo është në shok. Në dëshminë e parë ajo kishte thënë se nuk e kishte takuar kurrë Almën dhe se Erdgysi i kishte thënë se do ndahej nga ajo dhe do martoheshin bashkë”, tha gazetarja.
Çastet kur Alma Arrazi dhe tre të vegjlit shkojnë drejt vdekjes
Më tej ajo zbuloi se e dashura e Erdgys Arrazit i cili mbahet i arrestuar për shkaktim të vetëvrasjes, ndodhet në një qendër për gratë dhe se ende nuk dihet nëse do të pyetet në ambientet e Prokurorisë së Shkodrës apo në qendrën ku ndodhet.
“Aktualisht adoleshentja gjendet në një qendër për gratë për shkak të trajtimit që po merr dhe gjendjes së shokut. Nuk është vendosur ende nëse do të pyetet në ambientet e prokurorisë apo prokurori do të shkojë në qendrën për gratë”- shtoi Hoxha.
Ndërsa mes të tjerash, zbuloi se do të rimerret në pyetje Erdgys Arrazi./albeu.com