E bujshme! Ruslana nga Ukraina do të vijë në Shqipëri: Ju për ne jeni vëllezër e motra (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur ukrainase, Ruslana e cila u bë shumë e njohur kur fitoi Eurovision 2004, ishte e ftuar së fundmi në një lidhje me emisionin “Rudina”.

Ruslana nga Ukraina tha se dëshira e saj e vetme është fitorja dhe liria.

Ajo tregoi se ajo dhe familja e saj janë mirë por po qëndrojnë në qytete të ndryshme të Ukrainës.

”S’e kam parë këtë skenë në asnjë film të tmerrshëm”, tha Ruslana.

Më tej ajo bëri dhe një premtim teksa tha se kur të mbarojë lufta do të vijë në Shqipëri.

“Ju për ne jeni vëllezër e motra. Ne kemi të ngjashëm mentalitetin. E duam shumë tokën tonë. Do doja ta thosha, e rëndësishme që jemi të gjithë bashkë”, tha ajo.


Shtuar 12.03.2022 12:16