E BUJSHME/ Revolucion te Napoli, De Laurentiis synon Taren dhe Inzagin

Igli Tare dhe trajneri Simone Inzagi mund të nisin një detyrë të re te Napoli.

Presidenti Aurelio De Laurentis do të kërkokë të bëjë një revolucion në menaxhimin e skuadrës dhe klubit.

De Laurentis po pret të mbyllet ky sezon për t’i dhënë duart trajnerit Gatuzo, e për të kërkuar në stol Simone Inzagin, e në rolin e drejtorit sportiv, Igli Taren.

Drejtori shqiptar ka pasur shpeshherë oferta, madje edhe nga Milani, por i ka qëndruar besnik presidentit Lotito.

Por, në këtë sezon dyshja ka pasur disa debate dhe tashmë mbetet për t’u parë e ardhmja e Tares, i cili duket më i hapur për të provuar një eksperiencë të re.

 

 


Shtuar 31.03.2021 16:56