E BUJSHME/ Reali rikthen Ancelottin?

Zinedin Zidane tashmë e ka vendosur dhe në fund të sezonit do të largohet nga drejtimi i Realit të Madridit.

Tekniku francez ia ka bërë të ditur këtë edhe lojtarëve, gjatë një komunikimi me ta ditën e djeshme. Në këtë situatë, drejtuesit e Realit kanë nisur nga puna, për të gjetur zëvendësuesin e Zidanit në stol.

Të shumtë janë emrat e trajnerëve që qarkullojnë për të marrë drejtimin e madrilenëve, teksa së fundmi në skenë ka dalë edhe Karlo Ançeloti. Ky i fundit drejton Evertonin në Premier Ligë, por sezonin e ardhshëm mund të shikojmë përsëri në stolin e spanjollëve.

Për italianin do ishte një rikthim në stolin e Realit, të cilët i drejtoi nga viti 2013 deri në vitin 2015, ku arriti të fitojë edhe Ligën e Kampioneve.


Shtuar 16.05.2021 22:13