E bujshme nga Italia, Aguero do kalojë te Juventus

Kun Aguero ka shpallur lamtumirën nga Manchester City. Pas shumë vite kontribut në “Premier League”, sulmuesi i njohur do të largohet si lojtar i lirë nga organika e Pep Guardiolës. Për këtë arsye cilësohet si përforcim luksi për skuadrën që do ta marrë në merkaton e verës pasi përtej aftësive, nuk do të kryen as shpenzime.

Sipas mediave italiane, Aguero do të kalojë te Juventusi. Bardhezinjtë po punojnë shumë në këtë drejtim që lojtari i Manchester City-t të zëvendësojë Dibalan që pritet të largohet, por nuk përjashtohet as mundësia e mbylljes së bashkëpunimit me Kristiano Ronaldon.


Shtuar 31.03.2021 16:27