Aksi rrugor Qafë Thore-Theh, i bllokuar më parë nga dëbora, tani është i kalueshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjete sociale, ku shfaq edhe momente nga aksioni i pastrimit të dëborës.
Postimi i ARRSH:
Pas punës së vazhdueshme, pavarësisht shkallës së vështirësisë nga rëniet e vazhdueshme të ortekëve dhe trashësisë së borës u bë e mundur hapja e aksit rrugor Qafë Thore-Theth
Tashmë qarkullimi kryhet pa probleme./albeu.com/