E bindi Mark Frroku? Rudina Dembacaj e paska vendosur kë do të votojë në 25 prill (FOTO LAJM)

Marrëdhënia e Rudina Dembacaj me ish-politikanin Mark Frroku ka bërë gjithmonë interes për publikun.

Moderatorja ka bërë dje një bisedë me ndjekësit e saj ku i është përgjigjur pyetjeve të shumta. Duke ditur të kaluarën politike të bashkëshortit të saj, pyetja se kujt do t’ja jap votën në këto zgjedhje ishte e pashmangshme, shkruan Albeu.com.

Ndjekësi e kishte shoqëruar pyetjen me shumë të qeshura, në formë tallëse, por kjo nuk e ndaloi Rudinën t’i përgjigjej.

“Po mendohem! Jam gjithmonë votuesi gri. Këtë herë e kam një preferencë ama.”, ka shkruar Rudina.

Kujtojmë se në fillim të këtij viti Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku e bënë lidhjen zyrtare duke e kurorëzuar në martesë ku bekimin ja dha kryetari i bashkisë, Erion Veliaj./albeu.com/

Shtuar 29.03.2021 10:03