“E bardha” në kontejnerin me banane në Portin e Durrësit, lihen në burg tre të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre personat e arrestuar dy ditë më parë, lidhur me sasinë e kokainës të kapur në Portin e Durrësit më datën 03.11.2022.

Gjykata ka vendosur 45 ditë burg për shtetasit Petrit Demishaj, Alban Naziraj dhe Artur Sevdara.

Policia gjeti më 3 nëntor, pas një kontrolli në një kontejner të ardhur nga Ekuadori 33.5 kg kokainë.

Kokaina ishte e ndarë në 31 pako, të fshehura mes bananeve.

Ndërsa 1 ditë më vonë, më 4 nëntor, policia bëri me dije se arrestoi Petrit Demishaj., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, Alban Naziraj, 48 vjeç, banesë në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik” dhe Artur Sevdaraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”.

Ndërsa pronari i kompanisë ‘BanaKing’, Trifon Murataj është shpallur në kërkim.


Shtuar 6.11.2022 12:50