Dyshohet se u rrëzua te Kisha e Laçit, gruaja vdes rrugës për në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme. Një besimtare ka humbur jetën pasi besohet se  është rrëzuar në Kishën e Shna Ndout në Laç.

Mësohet se gruaja është dërguar për në spitalin e Traumës me autoambulancën e Laçit pasi ka marrë plagë të rënda.

Por gruaja ende e paidentifikuar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Dyshohet se gruaja është rrëzuar teksa ishte në pelegrinazhin e kishës. Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë./Albeu.com/


Shtuar 14.03.2023 12:28