Dyshohet se u helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-Al”, ja menuja që konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë

Publikohet menuja e ushqimet që kanë konsumuar 56 studentët e Akademisë së Sigurisë, të cilët dyshohet se u helmuan dhe përfunduan në spital pas konsumimit të një vakti ushqimor të shpërndara nga kompania e kateringut “Sori Al”.

Menuja e drekës

Të lidhura

None found

SALLATE PERIME TE ZIERA

GJELLE PATATE/ TAVE ME PRESH

MAKARONA /PILAF

MISH

BISKOTE

BANANE

BUKE

Pas konsumimit të ushqimit, dhjetëra studentë shfaqën simptoma si të vjella dhe dhimbje të forta barku, duke kërkuar ndihmë mjekësore në QSUT.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e helmimit, ndërsa janë marrë mostra ushqimore për analiza laboratorike.

Për rastin janë arrestuar dy persona të kompanisë së kateringut, kuzhinieri dhe teknologia dhe një tjetër është shpallur në kërkim, konkretisht administratorja e komoanisë Alma Tafani.


Shtuar 7.05.2026 12:54