Dyshohet se u helmuan nga uji, mbi 50 persona në Bulqizë përfundojnë në spital

Persona të moshave të ndryshme janë paraqitur në qendrën shëndetësore të fshatit Gjoricë në Bulqizë, me shenja helmimi.

Mësohet se personat e paraqitur janë të moshave të ndryshme por me simptoma të njëjta si të vjella e diarre.

Janë të paktën 50 persona nga familje të ndryshme që janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Gjoricë.

Dyshimet paraprake janë se helmimi ka ardhur si pasojë e kontaminimit të ujit të pijshëm i rrjetit të ujësjellësit që furnizon gjithë Gjoricën.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë ndotjen e ujit ndërsa mësohet se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë kanë marrë mostrat e ujit për t’ju bërë analizat, ku ka rezultuar se uji është i ndotur.

Ndërkohë, banorëve u është kërkuar që të mos konsumojnë për momentin ujë nga rrjeti i ujësjellësit, derisa situata të zgjidhet.

 


Shtuar 3.06.2023 15:52