Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 51-vjeçar i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin një parcele me ullinj në Radhimë.
Gjithashtu në pranga ka rënë një 38-vjeçar në Konispol për dhunë në familje.
Njoftimi i policisë:
Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasin V. H., 51 vjeç, banues në Orikum, pasi mesditën e djeshme, në vendin e quajtur “Përroi i Verandës”, Radhimë, dyshohet se ka djegur me zjarr, dy parcela me ullinj në pronësi të shtetasve B. Sh. dhe N. Sh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. GJ., 38 vjeç, banues në Konispol, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.