Dyshohet se dhunon nxënësit, nisin hetimet për mësuesin në Bilisht

Foto ilustruese

Policia ka njoftuar se kanë nisur hetimet për mësuesin Alban Fetolli në shkollën 9 vjeçare “Dritëro Agolli” në Bilisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë tek nxënësit.

Njëri prej fëmijëve të dhunuar, pohoi për mediat se disa ditë më parë gjatë orës së mësimit, mësuesi i ka goditur me bidon me ujë.

Sipas tij, janë dhunuar 4 nxënës mes tyre dhe një vajzë.

Ngjarja po vlerësohet si nga komisioni i etikës së shkollës , po ashtu edhe nga drejtoria rajonale arsimore.

Njoftim policie

Nis hetimi disiplinor për mësuesin e gjuhës angleze në shkollën 9 vjeçare “Dritëro Agolli” në Bilisht, Alban Fetolli.

Komisioni i disiplinës dhe etikës së shkollës ka nisur hetimin pasi prindërit e disa nxënësve të klasës së tetë janë ankuar pranë drejtorisë së shkollës për dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve nga mësuesi.

Njëri prej fëmijëve të dhunuar, pohoi për mediat se disa ditë më parë gjatë orës së mësimit, mësuesi i ka goditur me bidon me ujë.

Sipas tij, janë dhunuar 4 nxënës mes tyre dhe një vajzë. Në komunikim telefonik me drejtoren e DAR, Vinjola Rota, sqarohet se ngjarja po vlerësohet si nga komisioni i etikës së shkollës , po ashtu edhe nga drejtoria rajonale arsimore.

“Menjëherë pas ngjarjes është ngritur një komision etike dhe një pyetësor psiko social. Në këto moment që po merren masa mësuesi nuk jep mësim pasi është në komision etike. Deri në momentin që do të dalë vendimi i komisionit etik, nuk mund të merren masa të tjera siç mund të jetë pezullimi”./albeu./com


Shtuar 4.11.2022 14:22